Katër milionë pasagjerë kanë udhëtuar përmes aeroportit “Nënë Tereza” në Tiranë.

Kryeministri Edi Rama e konsideron një rekord absolut dhe një arritje të jashtëzakonshme këtë shifër, e cila sipas tij, premton kapërcimin e tavanit të gjashtë milionë pasagjerëve deri në fund të vitit.

“4 MILIONË PASAGJERË në Aeroportin “Nënë Tereza” janë një rekord absolut, i cili flet më shumë se 1 milionë fjalë për transformimin në vazhdim të Shqipërisë dhe një arritje e jashtëzakonshme, që premton kapërcimin e tavanit të 6 MILIONË pasagjerëve deri në fund të këtij viti, çka do të thotë aeroporti kampion në një rajon ku e kemi nisur ngjitjen nga vendi i fundit, me rreth 350 mijë pasagjerë në vit, kur morëm mandatin e parë për të rilindur Shqipërinë”, shkruan Rama.