Masat rigoroze nuk do t’i bëjnë njerëzit të ndryshojnë zakonet e tyre të shpeshta. Çdo vendim i madh ndodh vetëm kur njëperson është vërtet gati për ndryshime.
Pavarësisht nëse është eliminimi i ëmbëlsirave ose ushqimeve tëshpejta nga dieta juaj, zvogëlimi i kohës që kaloni në telefon oseheqja dorë nga cigaret, është e rëndësishme t’i qaseni gjithçkajetërësisht për të sjellë lehtësim afatgjatë nga zakonet e këqija. Kjo është vërtetuar shumë herë në praktikë dhe ekspertët ndajnëtë njëtin mendim kur bëhet fjalë për konsumimin e cigareve. “Është shumë e vështirë të bindësh njerëzit që janë duhanpirëstë rregullt të lënë cigaret”, tha profesori Reuven Zimlichman, kreu i departamentit të Mjekësisë dhe Institutit të Hipertensionitnë Qendrën Mjekësore “E. Wolfson” të Izraelit, dhe drejtor iInstitutit të Kërkimeve Kardiovaskulare në fakultetin e Mjekësisë “Sackler” në Tel Aviv.

“Si mjekë, ne kemi dështuar në përpjekjet tona për të frenuarkonsumimin e cigares, duke qenë se numri i duhanpirësve nënivel global mbetet i pandryshuar. Një miliard duhanpirës janëdëshmi e dështimit tonë dhe tani është e qartë se duhet të gjejmënjë zgjidhje tjetër”, deklaroi Zimlichman. Ai shtoi se tashmë janë në dispozicion alternativa të ndryshmepa tym, produkte që ngrohin duhanin në të cilat substancat e dëmshme reduktohen në 95% sepse duhani ngrohet, nuk digjet. “A e kuptoni se sa jetë nga një miliard duhanpirës mund tëshpëtojmë?” deklaroi profesori.

Një tjetër arsye pse djegia duhet të eliminohet

Tymi i cigares është shumë më tepër sesa thjesht tymi që shohimme sy të lirë. Kur ndizet një cigare, duhani fillon të digjet dhekrijohet tymi përmes të cilit duhanpirësit thithin jo vetëmnikotinë, por edhe më shumë se gjashtë mijë substanca, prej tëcilave rreth 100 dihet se janë të dëmshme ose potencialisht tëdëmshme, përfshirë monoksidin e karbonit. Shkencëtarët kanë arritur të eliminojnë këtë problem kyç tëkrijuar nga tymi i duhanit duke krijuar produkte alternative tëcilat janë forma më pak të dëmshme të konsumimit të nikotinës.

Produktet alternative nuk krijojnë tym kur përdoren dhendryshimi i rëndësishëm është se cigaret krijojnë katranin, i ciliështë produkt i djegies. Kjo nuk ndodh me produktet pa tym, pasi ky sistem e ngroh duhanin dhe në këtë mënyrë nuk prodhonkatran. Kur i qasemi këtij lloji të konceptit të reduktimit tëdëmit, është e rëndësishme të theksohet se produkte të tilla nukjanë pa rrezik dhe se përdorimi i tyre çliron nikotinë, e cilakrijon varësi, por janë alternativa më pak të dëmshme.