Luiz Ejlli është aktualisht një nga këngëtarët më të dëgjuar e më të kërkuar në koncerte. Megjithatë e pyetur nëse do të donte të kishte një bashkëpunim muzikor me këngëtarin shkodran, Aurela Gaçe u shpreh se ai e ka përmendur dhe ndihet e vlerësuar për fjalët e mira por nuk mendon se është koha e përshtatshme për një bashkëpunim mes tyre.
Aurela shprehet se prodhimet muzikore më të mira vijnë kur e ke kaluar fazën e të qenurit ‘në majat e karrierës dhe famës’ dhe se sipas saj, bashkëpunimet duhen bërë për hobi dhe për kënaqësi jo për të qenë ‘in’ në treg.
“Luizi kur ka qenë brenda më ka përmendur si një nga artistet e preferuara dhe kjo është gjë e mirë që brezat më të vonë se ti të duan dhe respektojnë për punën. Luizi e ka arritur atë që çdokush që hyn në Big Brother do të donte është tani në majat e tij. Edhe unë i kam arritur me kohë qëllimet e mia prandaj them që bashkëpunimet më të mira vijnë pasi ta kesh kaluar famën atë momentin “wow” bëhen për hobi pastaj për t’i dhënë vetes dhe publikut që të ndjek kënaqësi. Kështu që Luiz më vonë kur ta kesh shijuar karrierën unë këtu do jem edhe pas 20 vjetësh”, tha Aurela për “Pushime on Top”.