Rusia ka humbur 460 ushtarë ditët e fundit, duke i çuar humbjet në shifrën 257,930 që nga dita e sulmit të Moskës në Ukrainë, 24 shkurtin e kaluar, tha Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës.

Sipas raportit të ushtrisë ukrainase, deri më tani humbjet ruse do të ishin 257,930 ushtarë, 4,358 tanke, 8,449 automjete të blinduara, 5,264 sisteme artilerie, 719 raketahedhëse të shumëfishta, 489 sisteme të mbrojtjes kundërajrore.

Sipas buletinit, i cili saktëson se të dhënat po përditësohen për shkak të luftimeve intensive, forcat ruse kanë humbur gjithashtu 315 avionë, 316 helikopterë, 7692 pajisje automobilistike, 18 njësi detare dhe 4309 dronë.