Ka përfunduar pas thuajse dy orësh seanca në GJKKO për masat e sigurisë ndaj ish-zyrtarëve të Ministrisë së Shëndetësisë.

Gazetarja e Klan News Glidona Daci raporton se avokatët e dy personave të arrestuar (përkatësisht ish-zv.ministri i Shëndetësisë Klodian Rrjepaj dhe biznesmeni Ilir Rrapaj) kanë kërkuar nga trupa gjykuese masë më të butë sigurie ose garanci pasurore.

Masat e sigurisë dhe akuzat për secilin nga ish-zyrtarët e Ministrisë së Shëndetësisë:

-Klodjan Rjepaj: arrest me burg për “shpërdorim detyre”

-Ilir Rrapaj: arrest me burg për “mashtrim me pasoja të rënda”

-Saimir Kadiu: arrest shtëpie për “falsifikim dokumentesh” dhe “shpërdorim detyre”

-Marsela Serjana: arrest shtëpie për falsifikim dokumentesh dhe shpërdorim detyre

-Arben Gjata: detyrim paraqitje për “falsifikim dokumentesh’ dhe “shpërdorim detyre”

-Naile Ajazi: detyrim paraqitje për “falsifikim dokumentesh” dhe ‘shpërdorim detyre”

-Genc Byrazeri: detyrim paraqitje për “falsifikim dokumentesh” dhe “shpërdorim detyre”

-Petri Mersini: detyrim paraqitje për “falsifikim dokumentesh” dhe “shpërdorim detyre”