Nga spitali ‘Shefqet Ndroqi’ kryeministri Edi Rama ka kryer një inspektim në njëri nga 17 centralet e sterilizmit, koncesion i shumë diskutuar, për të cilin SPAK ka arrestuar ish-zv ministrin e Shëndetësisë si dhe biznesmenin që fitoi tenderin Ilir Rrapaj.

Kreu i qeverisë, tha se koncesioni i sterilizimit ka garantuar standard të ri sigurie për ndërhyrjet operatore. Rama tha se hetimi i SPAK për abuzime të mundshme në procesin e PPP-së, nuk cenin suksesin e kësaj nisme, e shtoi se hetimi siguron që askush të mos mbetet i pandëshkuar nëse ia bën me hile shtetit dhe popullit

“Koncesioni i Sterilizimit ka ulur infeksionet post-operatore. PPP e i Sterilizimit i ka kursyer shtetit miliona euro nga ulja e ditëve të qëndrimit në spital. Hetimi i SPAK për abuzime të mundshme në procesin e PPP, nuk cenon suksesin e kësaj nisme. Hetimi i SPAK siguron që askush të mos mbetet i pandëshkuar nëse ia bën me hile shtetit dhe popullit,” – tha Rama.

‘Janë të sigurta’- tha mjekja.