Zjarri në Arëz, në kufi me Greqinë është riaktivizuar por sot në mëngjes. Sipas informacioneve nga emergjencat është vënë nën kontroll dhe po merren masa për mospërhapjen e mëtejshme të vatrës së zjarrit.
Në terren prej mëngjesit të sotëm ka qënë shërbimi zjarrfikës, policia e rendit, policia kufitare, shërbimi pyjor, shërbimi i emergjencave civile dhe administratori i zonës.
Nga dyshimet e para mendohet se zjarri mund të jetë shkaktuar nga dora e njeriut, por pritet konkluzioni nga ana e policisë së shtetit.
Zjarri në këtë zonë ka nisur para 3 ditëve por është izoluar herë pas here.