DPSHTRR bën me dije se bazuar në statistikat më të fundit për sa i përket regjistrimit të mjeteve në Shqipëri, rezultat për periudhën Janar-Korrik 2023 kanë qenë si më poshtë:

7,985 mjete të regjistruara për herë të parë gjatë muajit Korrik, ose 14.4% më shumë, si muaji më i mirë i pesë viteve të fundit! 42,238 mjete të regjistruara për herë të parë Janar-Korrik 2023, 50% më shumë se Janar-Korrik 2019.

874 Mjete all electric të regjistruara për herë të parë Janar-Korrik 2023, +367% krahasuar me vitin 2021.

6,381 mjete të gjeneratës së fundit 0-3 vite, 42% më shumë se Janar-Korrik 2021.

Sipas njoftimit shtetet Kryesore të origjinës së mjeteve të regjistruara në Janar-Korrik 2023 janë:

Itali 23%

Gjermani 21%

Zvicër 10%

Korea e Jugut 7%

SHBA 5%

Kina 4.9%

Regjistrimi i autoveturave EURO 5 e sipër është rritur me 83% krahasuar me Janar-Korrik 2021, duke rritur regjistrimet e autoveturave eco-friendly e më pak ndotëse ndërsa 3,376 mjete me moshë mesatare 22-vjeçare janë çregjistruar plotësisht nga sistemi.

DPSHTRR bën thirrje për kujdes më të lartë pasi flota e mjeteve është gjithnjë e në rritje, sidomos gjatë sezonit veror me fluks të shtuar nga ardhja e emigrantëve, gjithnjë në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi!