Analisti Kreshnik Spahiu tha se kryeministrja e Italisë Gorgia Meloni, nuk ka ardhur rastësisht ditën e sotme në Vlorë. Në një intervistë për Euronews Albania, ai tha se Melonia vjen në Jugun e Shqipërisë, pikërisht në ditë që zhvillohet protesta për Fredi Belerin në Himarë. Më tej Spahiu nënvizoi se protesta dhe ardhja e Melonit, në gjuhë diplomatike do të thotë se Roma mbështet qeverinë ndërsa Himara është në aleancë me qeverinë greke.
“Unë do i shtoja që jo rastësisht vizita e kryeministres italiane, Gorgia Meloni, bëhet në të njëjtën kohë dhe në të njëjtin vend pak a shumë, ku zhvillohet në të njëjtin kohë dhe në të njëjtjin vend protesta për Belerin, me prezencën e përfaqësuesve grek.
Kjo do të thotë se kemi një përplasje paksa të dukshme, por në gjuhë diplomatike, për interesa gjeopolitike. Jugu i Shqipërisë, sot pret përfaqësues nga Italia dhe përfaqësues nga Greqia, për të thënë që Roma mbështet qeverinë dhe Himara është në aleancë të qeverisë greke me opozitën shqiptare. Pra sot në të njëjtën kohë, por në një hapësirë, disa kilometra larg njëra-tjetrës, zhvillohen dy ngjarje të rëndësishme”- tha ai.