Nga Anila Hoxha/
Histori e vështirë për tu treguar.
I lashë pushimet mbas një telefonate që më njoftoi : nesër del para gjyqtares Majlinda Dogga, në Tiranë një nënë me shtatë vajzat e saj. Kërkojnë urdhër mbrojtjeje nga kryefamiljari sepse AI nuk pranon që të bijat të ndjekin shkollën.
Kur po udhëtoja drejt Tiranës, mendova cdo version të mundshëm. Atë të disave që kam ndeshur në seanca gjyqësore, që nguten ti martojnë bijat, të thyer nga paragjykimi dhe dobësia për ti lënë të lira në jetën e tyre. Derisa ato të zgjedhin vetë.
Të parat mbërritën vajzat dhe e ema. Ishin marrë në mbrotje nga shteti.
Në fund sollen babain. Një 44 vjecar, që mbahej përkrah nga një polic dhe duart I kish të kycura në pranga. Ju drejtua të madhes sapo e ndeshi në korridor “ bijë -I tha, kudo që të shkosh do jesh vajza ime”.
Cifti u martua në vitin 2001. Cifti ishte në kërkim të një djali dhe sollën në jetë shtatë vajza. Pas cdo shtatzanie, e qara e foshnjës dukej se njoftonte sërisht “ linda vajzë”. Megjithatë bijat nuk e zhgënjyen babën dhe nënën, të tëra me rezultate të larta në shkollë. Por gruaja , me sytë përtokë i përgjigjet gjyqtares se ndonëse u martua me një bashkëshort të përkushtuar të cilin e ndihmonte ne biznesin privat që kanë, ajo kishte zë të dobët për të vendosur në familje. ‘ A është sic kanë deklaruar vajzat në polici, se babai nuk lejonte shkollimin – pyet gjyqtarja që synon të jetë e qartë nëse bëhet fjalë për një zënkë ekonomike e për pasojë vajzat mbajnë anën e nënës.
Vajza e madhe, sot 20 vjece ndjek një universitet të njohur në kryeqytet, edhe e dyta. Aty shkëlqejnë. Të tretën e morën të ndjekë gjimnazin dhe jetojnë së bashku. Po bëheshin gati të rregjistronin të katërtën edhe atë në gjimnaz. “ Duhet të ikja në një intership në Itali dhe babai në grindje e sipër deklaroi jo nuk do shkosh” I pohon gjykatës më e madhja. Shkolla është e rëndësishme për mua përshpërtit e reja. I ati përgjigjet “ po shisja shtëpinë që të jemi bashkë në Tiranë, cfarë ju ka munguar? Me këto duar e kam bërë natën ditë për ju.”
Por vajzat dëshmojnë se kur u zgjuan panë prindërit duke u grindur. E mandej duke u shtyrë me duar. Në një moment babai bërtiste“ në këtë shtëpi do bëhet sic them unë” . Ato hynë për ti ndarë dhe ai e qëlloi njërën prej tyre me shuplakë.
Kur situata doli krejt nga kontrolli, vajzat i thonë gjyqatres se i rreshtoi dhe i pyeti “a doni të shkoni në Tiranë, ikni”.
“Ky ishte momenti kur babai doli nga shtëpia. Edhe për mua shkolla është e rëndësishme, edhe për motrat e mia- I thotë gjyqtares vajza tjetër. Është e dyta që ndjek si e motra një universitet privat. Pranon që cdo javë babai dhe nëna udhëtonin nga qyteti I tyre për ti takuar e për tu kujdesur.
Por familja duhej bërë bashkë. E shtëpia duhej shitur. Por babait ja kërkuan shumë lirë shtëpinë ku ato u rritën, dhe ai nuk po e shiste dot me një cmim të arsyeshëm. ‘ Këtu do hyja në kredi, sepse me aq para nuk plotësohej cmimi I një apartamenti në kryeqytet” – përpiqet ti shpjegojë të shoqes se në prani të gjyqatres.
Por ai ishte aq nervoz saqë u bë agresiv dhe rrahu të shoqen . Pastaj të bijën. Pastaj ato u larguan në Tiranë. Kur u kthye , ai shkoi në policinë lokale , e cila telefonoi gruan e megjithatë gruaja thotë “ nuk I tregova se ku gjendeshim mbasi kisha frikë prej tij”.
Nga data 22 gusht , kryefamiljari udhëtoi për në Tiranë, I kërkoi dhe nuk I gjeti. Shkoi sërisht në polici për të njoftuar ku dhe u arrestua mbasi ishte denoncuar për dhunë në familje nga bashkëshortja dhe të bijat.
“Unë kërkoj urdhër mbrojtjeje – thotë gruaja e tij, nëna e fëmijëve . Kishim vendosur ti shkollonim vajzat në kryeqytet mbasi këtu shkollat janë më të mira se atje ku jetojmë, por ai ndërron vazhdimisht mendje. Kërkoj urdhër mbrojtjeje edhe për vajzat tona.
Ai mbulon fytyrën me pëllëmbët plot kallo dhe shpërthen në të qara.
‘Kam duruar boll, nuk duroj më dot – shpjegon zë mbytyr 42 vjecarja” .
Gjykata civile vendos mbasi i degjon te gjithe. Burri iku në burg, nëna me shtatë vajzat dërgohen në një strehëz .
Cila është e vërteta ? Duart e të dy prindërve ishin plot kallo . Ata rritën bashkë shtatë vajza, dhe që të shtata duhen shkolluar.