Shqipëria ka dërguar në drejtim të Greqisë fqinje 49 forca zjarrfikëse dhe 9 automjete për t’i ardhur në ndihmë në shuarjen e flakëve.

Kryeministri Edi Rama, në një reagim në Facebook shprehet se efektivët tanë janë maksimalisht të angazhuar në operacionin e shuarjes së flakëve në zonat e prekura.

“Efektivët tanë, me mision në zonat e prekura nga zjarret në Greqi, janë maksimalisht të angazhuar në operacionin e shuarjes së flakëve në zonën e Aleksandropulit, si një nga zonat më të prekura nga kjo emergjencë e madhe që ka goditur fqinjët këtë sezon të nxehtë”, shkruan Edi Rama.

Kujtojmë se kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis e falenderoi vendin tonë një ditë më parë për ndihmën e dërguar në shuarjen e flakëve.