Shqipëria do të luajë në muajin tetor një ndeshje miqësore ndaj Bullgarisë në Tiranë.
Më 12 tetor, kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Silvinjo do të luajnë ndaj përfaqësueses së Çekisë në stadiumin ‘Air Albania’, një sfidë e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Europian ‘Gjermani 2024’.
Pesë ditë më pas do të jetë kjo ndeshje e cila do të luhet në Tiranë në orën 18:00 në stadiumin kombëtarë. Kjo ndeshje është një detyrim i UEFA-s pasi përfaqësuesja kuqezi në eliminatoret e kampionatit europian është në një grup me 5 skuadra dhe sipas rregullave të qeverisë europiane të futbollit, skuadrat që ndodhen në një grup me 5 ekipe duhet te luajnë dhe 2 ndeshje miqësore për të plotësuar 10 ndeshje që jane detyrim ne nje vit.
Ndeshja tjetër miqësore e planifikuar ajo me Uzbekistanin u anulua dhe si rrjedhojë kjo do të jetë ndeshja e vetme miqësore për Shqipërinë në këtë vit. Sa i përket miqësores me Bullgarinë, kjo do të jetë hera e 11-të që dy përfaqësueset ballkanase do të përballen në një ndeshje futbolli.