Isha ambasadori i Kosovës në Tiranë, Syle Ukshini i ftuar në studion e “Tirana Live”, ka komentuar situatën në të cilën ndodhet Kosova së fundmi.
Sipas tij është e rëndësishme që në këtë situatë të kthehet vëmendja tek kërkesat e ndërkombëtarëve në lidhje me situatën në veri.
Ukshini në intervistën e tij për gazetaren Elisa Gjerani ka theksuar se qeveria e Kosovës, e veçanërisht kryeministri Kurti nuk duhet që të vonohen, por të bëjnë të mundur mbylljen e procedurave në veri të vendit në mënyrë që të kemi një tërheqje të masave ndëshkuese të BE në shtator.
“Deri diku duket se po ecën dhe disa hapa janë marrë por kam përshtypjen se përkundër gatishmërisë së Kosovës, nëse do të lexojmë mes rjeshtave të ambasadorit amerikan dhe diplomatëve të tjerë të huaj që kanë dërguar një letër BE dhe SHAB duket se serbët kanë nisur që të lozin një taktikë tërhiq e mos e këput dhe duan që të kushtëzojnë. Deklarata e ambasadorit amerikan se jeni në vijë të kuqe dhe një parti opozitare e një Kosove të pavarur tregon se procesi i zgjedhjeve të mos degjenerojë kjo situatë, në zgjedhjet e kaluara kishte një dakordim të bashkësisë ndërkombëtare se do të ndodhnin zgjedhjet, por Vuçiç i detyroi serbët që të mos marrin pjesë, qeveria e Kosovës nuk duhet që të vonohet.
Marrëveshja e Bratislavës është një marrëveshje politike nuk është marrëveshje proceduriale, kjo tregon se nuk duhet që të humbim kohë, me faktin që ne kemi disa masa ndëshkuese nga BE nuk duhet që të vonohemi, veçanërisht kryeministri Kurti, pasi kjo e vë në pozicion komod sërish Serbinë dhe mendoj se duhet që të lëvizet më shpejt. Sa të mbarojë ky muaj, gjysma e dytë e shtatorit është aktive në rrafsh diplomatik, dhe Kosova duhet që ti mbyllë procedurat në veri brenda gushtit që në shtator masat e BE të hiqen”, ka thënë ai.
Ndër të tjera ish ambasadori është shprehur se Kosova ka interes për një veri të qetë në ndryshim nga Beogradi që nuk e do një gjë të tillë.
Sipas tij nëse zgjedhjet në Kosovë do të zhvillohen dhe serbët nuk do të marrin pjesë atëherë masat ndëshkuese do të kalojnë në Beograd.
“Kosova ka interes që veriu duhet të jetë e qetë ndërsa Beogradi nuk ka një interes të tillë ndaj është e rëndësishme që të luhet si një lojë shahu. Mendoj se kemi humbur shumë kohë dhe tashmë nuk duhet që ti lërë duar thatë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi qëndrimi amerikan është më i formësuar ndaj Beogradit është i balancuar, veriu nuk duhet të kthehet në menaxhim të krizës që na çon në hapa pas në dialog. Nëse do e shikojmë marrëveshjen e Bratislavës nuk kishte hapa të shpejtuar. Nëse jemi ndëshkuar nga BE dhe qortuar nga Amerika nuk duhet që të humbasim këtë pasi ky është një hap ndëshkues ndaj nuk duhet që të përsërisim situatën. Kryeministri diplomacia kosovare nuk duhet që të flasin përmes mediave, pasi për këto është vetë media dhe analistët por mendoj se shqetësimet është më mirë që të diskutohen nga brenda. Serbët sërish nuk duan të marrin pjesë dhe nëse ndodh një gjë e tillë atëherë ndëshkimet do të jenë ndaj Beogradit”, ka thënë ish ambasadori.