Roma do të nisë sezonin e ri me sfidën ndaj Salernitanës, e planifikuar për mbrëmjen e 20 gushtit në “Olimpico”, teksa në kampin verdhekuq kanë tashmë një shqetësim: Kush do të drejtojë skuadrën në pankinë? Kjo pasi Jose Mourinho, zëvendësi i tij Foti dhe dy ndihmës të portugezit, janë të pezulluar dhe nuk do të mund të qëndrojnë asnjëri në pankinë, por mund ta ndjekin ndeshjen vetëm nga tribuna e Olimpicos.
Emri që ka më shumë gjasa të drejtojë verdhekuqtë nga stoli, është ai i Bruno Contit, italianit 68-vjeçar që ka fituar Kupën e Botës me ‘të kaltrit’ në vitin 1982.
Conti është një legjendë e klubit verdhekuq dhe do të ketë mundësinë që qoftë edhe për vetëm një ndeshje, të drejtojë Romën nga stoli, natyrisht duke respektuar edhe direktivat që do t’i vijnë nga tribuna, aty ku do të pozicionohen Jose Mourinho me asistentët e tij.
Bruno Conti ka drejtuar Romën si trajner në 2005-ën, për rreth tre muaj, pasi zëvendësi Luigi Del Nerin, ndërsa aktualisht punon si koordinator i sektorit të të rinjve në klubin verdhekuq.