Një zjarr përfshiu mbrëmjen e djeshme vendgrumbullimin e mbetjeve në Elbasan, ndërkohë që mediat raportuan se kishte patur tentativa për t’i vënë flakën edhe vend-grumbullimit të mbetjeve në Fier.

Çuditërisht, pak pasi zjarri kishte nisur në Elbasan, në derën e landfillit u shfaq Luciano Boci, i cili thoshte se djegia e mbeturinave në landfill provonte se inceneratori nuk punonte.

E njëjta retorikë politike u shpërnda më shpejt se sa flakët e zjarrit në mediat e PD-së dhe rrjetet sociale të deputetëve të saj.

Thënë kjo, përgjigja e pyetjes se kujt i intereson djegia e landfilleve, është shumë e thjeshtë. Përvec opozitës, që tenton të mbajë gjallë për arsye politike këtë cështje, askush tjetër nuk e ka këtë interes. Qeveria jo e jo. Pushteti lokal jo e jo.

Opozita po bën zjarrëvënësin për të ngritur edhe njëherë shtëllungat e politikës së ditës.

Por në thelb kjo është kriminale. Të ndezësh zjarre në menyrë të qëllimshme për përfitim politik është një tjetër krim i rëndë, nga ato me të cilat dje dhe sot, opozita është mësuar të bashkëjetojë./a.rada