Mbrëmjen e së premtes, që sapo lamë pas, kampionati spanjoll i futbollit, La Liga çeli siparin e edicionit 2023-2024, me përballjet Almeri-Rayo Vallecano e Sevilla-Valencia, që dhuruan spektakël që në ditën e parë të këtij sezoni.

Këtë të shtunë La Liga do të vazhdojë programin e saj me 3 ndeshje të tjera, ku padyshim më spektakolarja pritet të jetë përballja në mitikun “Estadio San Mames”, ku “baskët” vendas të Athletic Bilbao do të presin “galaktikët” e Real Madrid, në një sfidë që nuk premton asgjë më pak se spektakli.

Përsa i përket 2 ndeshjeve të tjera, Real Sociedad do të presë në “Real Arena” të San Sebastianit, rivalët e Girona, ndërsa të sapongjiturit në elitë të Las Palmas do të presin në “Estadio de Gran Canaria”, Mallorca-n e “bomberit” “dardan”, Vedat Muriqi.