Diplomati italian, Luigi Soreca do të rikthehet në Shqipëri si ambasador i Bashkimit Evropian në vendin tonë. Soreca do të drejtojë Delegacionin e BE-së në Tiranë deri në emërimin e ambasadorit të ri, bën me dije Report TV.

Ish- ambasadori do të marrë detyrën përkohësisht më 1 shtator dhe do të drejtojë Delegacionin e BE-së në Tiranë deri në ardhjen e shefit të ri të Delegacionit.

Soreca ka shërbyer si ambasador në vendin tonë për tre vite e shtatë muaj. Ai erdhi në Tiranë në shtator të vitit 2018 dhe u largua në prill të 2022. Ambasadorja aktuale Christiane Hohmann do të shkojë në Irak si ambasadore e Gjermanisë.