Këngëtari i dashur për publikun, Luiz Ejlli, ka mbajtur mbrëmë një koncert në qytetin e tij të lindjes, Shkodër. Ai i ka surprizuar të gjithë të pranishmit, pasi ka dhuruar pije për ta.
Fituesi i edicionit të dytë të “Big Brother VIP” po performonte në një nga lokalet e natës, ku qindra ndjekës ishin mbledhur për ta ndjekur.
Në një çast gjatë mbrëmjes, artisti u tha të pranishme se ka paguar për të gjithë shampanjë dhe menjëherë stafi shpërndau shishet në tavolinat e tyre.
Luizi, i cili ka fituar zemrat e publikut teksa ishte pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, ka kujtuar periudhën kur ka qenë në gjendje të vështirë ekonomike, ndërsa shtoi se tani që mundet, është i kënaqur të bëjë këtë gjest të veçantë.
Ndërkohë pas fitores në “Big Brother VIP 2”, Ejlli është rikthyer fuqishëm në tregun muzikor me ftesa të shumta për të performuar në club-et brenda dhe jashtë vendit.