Dy muaj pas zgjedhjeve të përgjithshme në Malin e Zi, i hapet rruga krijimit të ekzekutivit të ri të vendit: Presidenti Jakov Millatovic zgjodhi liderin e partisë Europa Tani, Millojko Spajic si të mandatuar për kryeministër dhe formimin e qeverisë. Spajic ka tani 90 ditë për të krijuar koalicionin qeverisës. “Pres përgjegjësi dhe përshtatshmëri nga ana e Millojko Spajicit dhe të gjithë aktorëve politikë që marrin pjesë në negociatat për formimin e qeverisë”, tha kreu i shtetit.“Besoj se në këtë moment, Mali i Zi ka nevojë për një qeveri të qëndrueshme e të pandarë nga profili evropian”, shtoi ai.
Partia Europa Tani doli e para në zgjedhjet parlamentare të qershorit. Përbërja e Qeverisë nse re pritet me mjaft interes, pasi ajo do të ofrojë një pasqyrë të drejtimit që do të marrë vendi, ndonëse vazhdimisht përmendet synimi për anëtarësim në Bashkimin Europian. Zgjedhjet e qershorit u mbajtën vetëm disa muaj pasi lidershipi politik i Malit të Zi u godit nga humbja e ish-presidentit Millo Gjukanoviq në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale të prillit. Që prej formimit të saj më 2022, partia Europa Tani është zotuar të cojë përpara platformën pro-europiane, të rrisë pagat e të ndërmarrë reforma rrënjësore. Sipas parashikimeve të Lëvizjes Europa Tani, qeveria e re duhet të ketë 22 ministri dhe departamente dhe katër nënkryetarë.