Prokuroria e Posaçme ka mohuar lajmin se për drejtuesin e SPAK, Altin Dumani janë marrë masa shtesë për të ruajtur sigurinë e tij.

Në një njoftim zyrtar për mediat, SPAK thotë se nuk ka asnjë masë shtesë për të garantuar sigurinë e drejtuesit të SPAK, por mbrojtja e tij vijon të kryhet konform procedurave dhe standardeve të miratuar nga Garda e Republikës në bashkëpunim me policinë e Shtetit.

‘Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme mbrohet nga Garda e Republikës e cila bashkëpunon dhe koordinon veprimet me Policinë e Shtetit. Mbrojtja e Drejtuesit të Prokurorisë është konform procedurave standarde të miratuara.’- thekson Garda.

Për gazetaren e Report Tv, Keti Banushi, vetë kreu i SPAK, Altin Dumani tha se s’ka pasur asnjë situatë apo problem që ndaj tij të merren masa të shtuara.

‘S’kam asnjë problem apo situatë! Mbrojtja ime është sipas procedurave standarde,’- tha Dumani.