Lulzim Basha ka thirrur më datë 2 shtator Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Basha, i cili ka zbuluar edhe logon.

Ky ishte ndër vendimet e para që mori kryesia e partisë fill pas rizgjedhjes së Lulzim Bashës kryetar.

Mbledhja e organit më të lartë drejtues të partisë pritet të jetë një pikë kulmore e asaj se si do të jetë Partia Demokratike pa Sali Berishën.