Pushimet në Ibiza vazhdojnë për Rita Orën dhe Taika Waititi, të cilat festuan së bashku 48-vjetorin e regjisorit, me një grup të madh miqsh.
Ndër të ftuarit e tyre të shquar ishin Diplo, Jodie Turner-Smith dhe Charlotte Tilbury.
Ylli me origjinë shqiptare, 32-vjeç, ndau një seri fotosh, në të cilat ajo shfaqet me një fustan midi transparent , platforma të zeza dhe një çantë dore metalike në ngjyrën e një molle të kalbur.
“Vetëm në Ibiza mblidhni një grup të tillë njerëzish të jashtëzakonshëm, të cilët janë plot të qeshura dhe gëzim”, ka shkruar Rita në mbishkrimin e saj duke shtuar: “ Faleminderit të gjithëve që erdhën, ju e dini kush jeni!”