Leo Mesi ka arritur të shënoj sërish në Amerikë, duke ndihmuar skuadrën që të arrijë në finalen e Kupës së Ligës. Argjentinasi ka shënuar golin e dytë në fitoren 1-4 ndaj Filadelfia Union, në një ndeshje ku ka arritur të shënojë edhe Zhordi Alba.

Mesi ka kapur të papërgatitur portierin vendas në minutën e 20 të takimit, duke shënuar një gol nga distanca.

Largësia nga e cila Mesi ka shënuar ndaj Filadelfias, është në distancën 31.8 metra duke thyer në këtë mënyrë një rekord personal që ylli argjentinas kishte.

Ky është goli nga distanca më e madhe që Mesi ka shënuar në karrierën e tij, pasi më parë kurrë nuk kishte realizuar nga një largësi e tillë.

Sakaq, në finale skuadra e Inter Majemit do të përballet me Nashvill.