Lionel Messi është përshtatur më së miri në futbollin amerikan. Superylli argjentinas nuk ka humbur fare kohë për t’u bërë tejet ndikues në MLS me praninë e tij, që kur zyrtarizoi kalimin nga PSG tek Inter Miami në korrik.
Messi është padyshim ylli më i madh në MLS, dhe pothuajse me siguri ylli më i madh që ka parë ndonjëherë kjo ligë. Për këtë arsye të gjithë sytë do të jenë tek ai, ndërsa kërkon ta ngrejë Inter Miami nga fundi i tabelës së MLS në pretendent të “play off”-it dhe, përfundimisht, sfidues të titullit.
19 gusht: Nashville SC-Inter Miami 1-1 (9-10 penallti), finale e Kupës së Ligës
Inter Miami ka shtuar trofeun e parë prej argjendi në “Palmaresin” e vet. Vetëm pak javë më parë, kjo dukej pothuajse e pabesueshme. Skuadra më e keqe në MLS ka mundur çdo kundërshtar në rrugën e saj drejt këtij trofeu, Kupës së Ligës.
Megjithatë, pak javë më parë, ata nuk e kishin Lionel Messin. Argjentinasi ishte ylli i shfaqjes edhe një herë, pasi Inter Miami mposhti Nashville SC në “Geodis Park”, duke shënuar një gol mahnitës në ndeshjen që përfundoi 1-1, në minutën e 90-të.
Një gol i dobët e mbajti Nashville në garë, por, edhe pse ndeshja shkoi te penalltitë, Messi dhe bashkëlojtarët e tij nuk ndaluan. Ishte gjithashtu një “shkëmbim zjarri” mjaft i mirë penalltish, pasi të 22 lojtarët goditën me radhë nga pika e bardhë.
Messi, natyrisht, shënoi golin e tij si lojtari i parë i Inter Miami, por vetëm kur portieri i Nashville SC, Elliot Panicco, pa gjuajtjen e tij të pritej nga Drake Callendar, Inter Miami mund të festonte trofeun e tij të parë.
Messi ishte edhe një herë çelësi i gjithçkaje. Skuadër e re, rezultat i njëjtë, trofe në duar. I jashtëzakonshëm!