Arabia Saudite po i hap dyert botës përmes vizës së re turistike, bën të ditur Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme. 

Nëpërmjet portalit online të shpejtë dhe të lehtë për t’u përdorur, vizitorët ndërkombëtarë nga 57 vende të kualifikuara, ku është e përfshirë edhe Shqipëria,  mund të aplikojnë për një eVisa dhe të zbulojnë mikpritjen e ngrohtë të popullit saudit, trashëgiminë e pasur, kulturën e gjallë dhe peizazhet e larmishme dhe të lë pa frymë; nga malet e Abha te plazhet e Detit të Kuq.

EVisa do të jetë një vizë njëvjeçare, me shumë hyrje, duke i lejuar turistët të kalojnë deri në 90 ditë në vend. Viza turistike ju lejon të merrni pjesë në aktivitete të lidhura me turizmin si, ngjarjet, vizitat e familjes dhe të afërmve, koha e lirë dhe Umrah (me përjashtim të Haxhit) dhe përjashton aktivitete të tjera si studimi.