212 vatra zjarri janë fikur në kohë në muajin qershor-korrik. Kështu bën me dije ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi.
Në një shënim në mediat sociale, ministri shkruan po ashtu se 95 vatra zjarri të raportuara në dy javët e para të gushtit janë shuar në kohë falë ndërhyrjes së shpejtë të forcave të emergjencës.
‘95 vatra zjarri të raportuara gjatë dy javëve të para të muajit gusht janë shuar në kohë, falë ndërhyrjes së shpejtë të forcave të emergjencës, nën koordinimin e Agjencisë së Mbrojtjes Civile dhe bashkëpunimit të frytshëm me komunitetin.
Përmirësimi i sistemit të reagimit ka bërë të mundur që asnjë nga këto vatra të mos marrë përmasa të parikuperueshme.
Rreth 212 vatra zjarri u fikën në kohë në muajt qershor-korrik. Vigjilenca e komuniteteve, sinjalizimi dhe reagimi në kohë, faktorë kryesorë për parandalimin e ngjarjeve që mund të rrezikojnë jetën e qytetarëve e pasuritë e vendit.’- shkruan ministri i Mbrojtjes.