Sherri për mbeturinat u bë shkak për plagosjen me thikë të 59-vjeçarit Selim Bllaca mbrëmjen e së enjtes në zonën e Kunës në Shëngjin.
Nga tërësia e veprimeve hetimore rezulton se autori dhe i plagosuri ishin banues në të njëjtin pallat, ndërsa ky i fundit ishte administrator dhe kujdesej për objektin ku ata jetonin në Shëngjin gjatë stinës së verës.
Sipas burimeve debati mes tyre kishte lindur që në orët e paradites të së enjtes, pasi 59-vjeçari Selim Ballaca i kishte kërkuar fqinjit të tij Hazir Berisha që të mos i hidhte mbeturinat vend e pavend.
Kjo solli debate mes tyre te cilat agravuan në orët e mbrëmjes, ku fillimisht u përplasen fizikisht me njëri tjetrin e me pas 66-vjeçari Berisha e ka goditur me thikë.