Italia vijon të jetë e përfshirë nga moti i keq. Meteorologët kanë parashikuar për sot alarmin e kuq për Lombardinë dhe portokalli në gjashtë rajone të tjera.
Mbrëmjen e djeshme një stuhi e fortë goditi Ligurinë. Në Xhenova, 80 milimetra ujë ranë në gjashtëdhjetë minuta ndërsa përmbytje pati në të gjithë qytetin: nga stacioni Principe në zonat qendrore si dhe nënkalime të mbyllura
Për shkak të rrufeve edhe sistemet hekurudhore në Novi Ligure patën probleme, ndërprerje të linjës Torino-Genova dhe disa trena u detyruar të ndalonin.
Alarmi portokalli është në Friuli Venezia Giulia, Liguria, Provinca e Bolzanos, Toskana dhe Veneto. Paralajmërimi është i verdhë në Abruzzo perëndimore, Campania, pjesë e Emilia-Romagna, Toscana, Veneto dhe Piemonte, në Lazio, pjesë e Molise, Provinca e Trentos, por edhe në Sardenja, në Umbria dhe në Valle d’ Aosta.
Dhe ndërsa Veriu i Italisë është përfshirë nga reshje të dendura shiu, jugu digjet: Aeroporti i Trapanit u mbyll për katër orë dje për shkak të zjarreve. Në Scopello sërish për shkak të zjarreve janë evakuuar 400 turistë.
Në Francë, hekurudha ndërkombëtare u ndërpre për shkak të rrëshqitjes së dheut në Saint-Andrè en Savoie, jo shumë larg tunelit Frejus, në luginën Maurienne.
Gurët dhe mbetjet e shkëputura nga një kreshtë mali, shkaktoi edhe ndërprerjen e pjesshme të autostradës në jug. Janë anuluar edhe trenat me shpejtësi të lartë Milano-Modane-Paris.