Kompania SHELL do të nisë në tetor testimin për zbulimin e naftës që mendohet se është në thellësi 6 km nën tokë. Në konferencën për median kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Energjetikës, Belinda Balluku zbuloi detaje nga kontrata.
Kontratat hidrokarbure parashikohet të jetë operarive për 30 vite. Nëse në tetor kur nis faza e testimit do të dalin rezultatet e para atëherë menjëherë do të nisë investimi i cili në infrastrukturë është vlerësuar nga 3 – 7 miliardë euro.
“Nëse brenda këtij viti do të ketë një rezultat, pasi na thanë që rezultati mund të dalë dhe dy javët e para në varësi të rrjedhës së naftës do të marrin vendim dhe do të nisim menjëherë investimi i infrastrukturës.
Ministrja e Energjetikës Belinda Balluku deklaroi se është dakordësuar
“Sa i takon produktit është një e ardhur që zgjat 25 – 30 vite. Pasi kontratat janë operative 25 vite me të drejtë shtyrje 5 vite të tjera, pra 30 vite kanë të bëjnë me rentën minerare. Në rastin e këtyre kontratave është dakordësuar që të jetë 10% renta minerare mbi produktin. Tatim fitimi është në masën 50% i dakordësuar.
Nga ana tjetër bonusi i prodhimit 250 mijë dollarë me prodhimin e fuçisë së parë. 750 mijë dollarë kur prodhimi arrin 15 mijë fuçi. 1.5 milionë dollarë kur prodhimi arrin 30 mijë fuçi në ditë. Janë dhe bonuset e tjera.
Më e rëndësishme për qeverinë, është granti i faktorit R, që do të aplikohet nga fillimi i kësaj kontrate.
Çfarë presim nga prodhimi?
Kemi rënë dakord me kompaninë që të mos deklarojmë skenarët që ata kanë marrë për bazë. Nga momenti që kemi nisur punën për ngritjen e një fondi sovran do të thotë që nuk janë të ardhura 500 mln euro në vit të cilat shkojnë direkt në buxhetin e shtetit për të mbuluar nevojat por flitet për të ardhurat shumë më të larta që nuk mund të menaxhohen nga buxheti i shtetit por nga fondi sovran siç ka ndodhur me naftën në Norvegji, Arabi Saudite, Azerbajxhan. Kemi dhe raste të dështimit të fondit sovran të Kanadasë, por ne kemi zgjedhur si partner fondin sovran të Norvegjisë që konsiderohet si më i suksesshmi që ka nisur me disa miliarda e sot ka trilionë. Ky fond sovran ka nisur me rritjen e pensioneve. Ne jemi në këto kushte. Fondi sovran nuk ka plan vetëm rritjen e pensioneve por injektim në arsim, në shëndetësi e i jep mundësinë Shqipërisë të investojë brenda dhe jashtë vendit për ta rritur dhe zhvilluar këtë fond.