Një nga emrat e njohur dhe të nderuar të mjekësisë shqiptare, Agron Panariti është ndarë nga jeta në moshën 74-vjeçare.
Pas një beteje të gjatë me leuceminë, mjeku infeksionist dhe profesori mbylli sytë përgjithmonë, duke lënë pas një dhimbje të madhe te familjarët dhe të gjithë ata që patën kënaqësinë dhe nderin të punojnë dhe mësojnë nga ai.
Lajmi u mësua nga familjarët ndërsa miq e tij kanë ndarë lajmin e hidhur në facebook.