Edmir Kapedani ish-kreu i PD-së, së degës në Durrës është ndarë nga jeta në moshën 70-vjeçare. Ish-kryeministri Sali Berisha ka shprehur ngushëllimet duke u shprehur se ishte një nga veprimtarët e PD të degës në Durrës.
Berisha shprehet se Kapedani si ish-kryetari i saj në tre mandate edhe në periudhat më të vështira të saj, anëtar i forumeve qendrore të kësaj partie, ish- zëvendësministër i arsimit në qeverinë e Partisë Demokratike do të kujtohet gjithmonë për kontributin e tij.
REAGIMI:
“Edmir Kapidani mbyll sytë përgjithmonë.
Të dashur miq, Edmir Kapidani njëri nga veprimtarët më të shquar të Partisë Demokratike të Degës Durrës, ish kryetari i saj në tre mandate edhe në periudhat më të vëshira të saj, anëtar i forumeve qëndrore të kësaj partie, ish zëvendësministër i arsimit në qeverinë e Partisë Demokratike mbylli sytë përgjithmonë. Edmir Kapidani ishte një politikan i urtë dhe i vendosur, drejtues i aftë, punëtor, i përkushtuar, me një kontribut të spikatur në fushat ku punoi. Ai ishte një qytetar, prind dhe familjar shembullor dhe mik i dashur për të gjithë ata që patën fatin të gëzojnë miqësinë e tij.
Duke shprehur mirënjohjen më të thellë për bashkëpunimin e ngushtë që kemi patur, ndihmesën e tij të çmuar, shpreh ngushëllimet e mia familjes së tij të nderuar, miqve të afërmve dhe të gjithë demokratëve të Durrësit për ndarjen nga jeta të Edmir Kapidanit që do ta kujtojmë me nderim të veçantë gjithmonë. Unë lutem së bashku me ta, që shpirti i tij i mirë të gjejë paqen e merituar. Amin”
Edmir Kapidani ishte një mbështetës i hershëm i PD, që ka mbajtur dhe poste të ndryshme në administratë. Ai ka qenë drejtuesi i degës së Durrësit për tre mandate, vitet 1992-1994, 1998-2001, 2001-2004. Po ashtu ka qenë anëtar i Këshillit Bashkiak Durrës në zgjedhjet e para të vitit 1992, zv. Ministër i Arsimit dhe ka mbajtur edhe poste të tjera në administratë.