Një burrë që vendasit besonin se ishte më i vjetri në botë, ka ndërruar jetë.
Në certifikatën e martesës të vitit 1917 së Jose Paulino Gomes, një zbutës kafshësh nga Corrego do Cafe, Brazil, shkruhej se ditëlindja e tij ishte më 4 Gusht 1895.
Nëse të dhënat janë të sakta, ai ka vdekur vetëm pak ditë përpara ditëlindjes së tij të 128-të. Kjo e fundit përkon me zbulimin e rrezeve X apo themelimin e çmimeve Nobel.
Gomes mund të ishte mbajtësi i rekordit Guinness si njeriu më i vjetër në botë, titull që aktualisht i është akorduar spanjolles Maria Branyas Morera, 115 vjeç.
Gomes ishte i ve por la pas 7 fëmijë, 25 nipër, 42 stërnipër dhe 11 stër-stërnipër. Njëra prej mbesave të tij, Eliane Ferreira tha për median lokale se “ai ishte shumë i thjeshtë, modest. Veçantia ishte se nuk i pëlqente asgjë e industrializuar, vetëm natyrale. Ai rriste pula, derra… ushqimi ishte i gjithi nga këtu. Dhe gjithmonë kishte qejf të pinte diçka”.
Shkaku i vdekjes mendohet të ketë qenë mosfunksionimi i organeve për shkak të moshës.