Regjisori i njohur dhe fituesi i çmimit ‘Oscar’, William Friedkin ka ndërruar jetë moshën 87-vjeçare. Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur vetë bashkëshortja e tij, Sherry Lansing për The Hollywood Reporter, por pa treguar shkakun e vdekjes.

Ai ishte ikona e filmave të të viteve 1970, duke përfshirë kështu “The French Connection” dhe “The Exorcist”.

Friedkin fitoi çmimin ‘Oscar’ për regjinë më të mirë për filmin “Lidhja franceze” në 1972, duke u nominuar sërish për të njëjtin çmim dy vite më pas për “Exorcist”, i cili mori dhjetë nominime dhe dy çmime.

Në vitin 1965 ai bëri filmin e parë “The Bold Men”, teksa tituj të tjerë të shquar në veprën e Friedkin përfshijnë “Cruising” të viteve 1980, me protagonist Al Pacino dhe “To Live and Die in LA” në 1985, me Willem Dafoe.

William drejtoi gjithashtu filmin “Bug” të vitit 2006 me aktorë Ashley Judd, Michael Shannon dhe Harry Connick Jr.