Ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci ka përfunduar në spital pas problemeve shëndetësore të shfaqura.
Ai ndodhej në paraburgimin e Reçit në Shkodër gjatë kësaj kohe, pasi akuzohet nga Prokuroria e Posaçme SPAK për shpërdorim detyre dhe shkatërrim prone.
Gjykata e Posaçme ka lënë më 14 korrik të pandryshuar masën e sigurisë për ish-kryetarin socialist të bashkisë se Fushe Arrëzit, Fran Tuci.
Tuci u arrestua me urdhër të SPAK-ut me akuzën se i ka shkaktuar shtetit një dëm prej 234 milionë lekë me tenderin e një rruge.
Dhe për këtë çështje ra në pranga edhe administratori i njësisë Iballë në Pukë teksa u shpall në kërkim pronari i kompanisë që kreu punimet pa leje, pasi ka shkatërruar zonën e pyllëzuar.
Sipas SPAK, Tuci akuzohet si person i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim.
Tuci gjatë kohës që ka qenë kryebashkiak ka lejuar, në kundërshtim me të gjithë kuadrin ligjor në fuqi, është hapur një segment i ri rrugor rreth 1.8 km dhe gjerësi rreth 5 m, i cili ka cënuar një sipërfaqe të konsiderueshme të fondit pyjor në pronësi të kësaj Bashkie si edhe ka dëmtuar rëndë terrenin që i përket këtij fondi pyjor.