Stuhia e nxehtësisë “Nero” do të përfshijë Italinë javën e ardhshme me temperaturat që do rriten deri në 4 gradë Celsius më shumë.
Vala e të nxehtit do të zgjasë për të paktën 5 ditë, duke zgjatur deri të enjten dhe temperaturat maksimale mund t’i kalojnë 40 gradë Celcius.
“Do të arrihen temperatura 38/39° në luginën e Po, e madje 40° në Sardenjë dhe në zonat më të brendshme të qendrës, veçanërisht në Toskana. Disa gradë më pak në jug, edhe pse në një kontekst shumë të nxehtë, veçanërisht në Tarantino, Casertano, Sirakuza, Agrigento dhe brigjet Joniane të Bazilikatës. Një skenar i zjarrtë që duhet të vazhdojë pa shumë variacione të paktën deri të enjten , kur temperaturat do të kthehen në mesataren e fundit të gushtit”, shpjegon meteorologu italian Stefano Rossi.