Tre persona janë arrestuar në Gjirokastër, pasi transportonin emigrantë të paligjshëm kundrejt parave. Policia ka arrestuar një 25-vjeçar, G.M., i cili ishte shpallur në kërkim më datë 23.07.2023, pasi ka transportuar 8 emigrantë të paligjshëm kundrejt 500 eurove.
Policia një ditë më parë ka vendosur në pranga edhe 2 bashkëpunëtorët e tij, A. B. dhe A. K. të cilët monitoronin rrugën ku kalonte automjeti me emigrantët, për të shmangur patrullat e Policisë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.