Analisti Spartak Ngjela ka deklaruar për “Breaking”, se së shpejti SPAK do të godasë edhe djathtas. Sipas tij, ky aksion i SPAK po ndodh sipas doktrinës së “Bonapartit” që përkthehet, si një lëvizje ku drejtësia godet në dy anët politike.

SPAK sipas tij, komandohet nga amerikanët dhe se kuptohet se ato ecin me një skemë.

“Është doktrina e Bonapartit, kur fillon goditja, kur janë të implikuar të dy krahët e politikës, fillon nga krahu i politikës që është në pushtet. Dhe këtu ka filluar majtas.

Duhet të presim se kur do të godasin djathtas, do presim lëvizjen e SPAK, dhe kuptohet që ato veprojnë me skemë.

Para se të vijnë arrestimet e mëdha të lidershipit të partive, duhet të eleminohen krahët e forcës. Krahët e forcës që ka politika e korruptuar në Shqipëri, janë krimi i orhanizuar.

Nuk mund të ketë vjedhje të mëdha, në marrëveshje me shtetin, nëse pushtetarët e korruptuar nuk kanë një ose 2, 3 struktura të krimit të organizuar. Është krimi i organizuar me burokracinë shtetërore që bëjnë korrupsion. Shenjat janë që po eleminohen krahët e forcës”, tha Spartak Ngjela.