Nuk është thjesh lapsus; edhe herë të tjera Berisha e shkruan më të vogël fjalën Zot, siç në rastin e një dedikimi nekrologjik për të ndjerin Baki Shehu, ish-deputet i PD-së.
Kjo është prej dëshmive të një komunizimi të pashërueshëm të tij jo vetëm në sjellje politike, ndonëse ideologjikisht shfaqet si anti-komunist, por dhe në qasje gjuhësore.
Dihet që në literaturën komuniste Zoti shkruhej me të vogël në të gjithë ato raste kur duhej të shkruhej edhe në emër të ateizmit.
Kështu dhe Berisha vijon ta shkruajë me të vogël, mundet nga një instikt i trashëguar jo vetëm nga koha që jetoi por dhe nga regjimi të cilit i shërbeu, si komunist.