Një nga kompanitë më të mëdha ndërkombëtare të prodhimit të lodrave, ka bërë se fundmi një ofertë për të gjithë adhuruesit e lojërave me letra, e veçanërisht të atyre me letra “Uno”.Kompania Mattel po kërkon personin e duhur për të luajtur, kundrejt 277 dollarëve në orë.
Kompania Mattel po kërkon personin e duhur për të luajtur me letra “Uno” për një tarifë të caktuar, që kalon 277 dollarë në orë, ose 4,444 dollarë në javë.
Personi i zgjedhur do të luajë lojën për një muaj me të panjohur në Nju Jork dhe do të krijojë përmbajtje në rrjetet sociale me lojën e re.
Duke filluar nga 13 shtatori, lojtari “pro” i Uno do t’i mësojë publikut se si të luajë lojën dhe të marrë pjesë në transmetime të drejtpërdrejta dhe intervista.
Çdo shtetas amerikan mbi moshën 18 vjeç mund të aplikojë për sa kohë që plotëson kërkesat e punës.
“Ne jemi të emocionuar t’i ofrojmë një pozicion lojtarit përfundimtar të “Uno” për të ndihmuar në prezantimin e lojës sonë të re, “Uno Quatro”, në botë,” tha Ray Adler, kreu i lodrave të Mattel.
Shumë kompani, si Mattel, përdorin truke të tilla në mediat sociale për t’i bërë njerëzit të flasin për produktin e tyre të ri.
“Për shumë marka, TikTok është çelësi,” tha Tim Calkins.
Në të vërtetë, Mattel po pranon aplikime për pozicionin përmes videove të TikTok, me afat kohor deri më 10 gusht.