Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri ka hequr papritur nga lista e ndjekësve Beatrix Ramosajn me të cilën më parë ato kanë pasur një raport të mirë miqësor.

E përveç kësaj, artistja ka fshirë nga kanali i ‘YouTube’ dhe këngën e saj ‘Ma shumë se ti’ në bashkëpunim me Dj Geek, i cili së fundmi lajmëroi fansat se nuk do të ishte më pjesë e ekipit të Dafinës.

Ky veprim i artistes duket se i ka rënë në sy Beatrix, e cila ka sqaruar nëpërmjet një deklarate në ‘InstaStory’ se me Dafinën nuk ka pasur asnjë tension dhe se nga ana e saj ka vetëm respekt dhe dashuri.

Ndër të tjera në postim, Trixa shprehet se nuk ka bërë unfollow askënd, duke lënë të kuptohet se as ajo vetë nuk e ka kuptuar arsyen e këtij veprimi të Dafinës.

“Nuk kam bërë unfollow askënd. Më hoqën nga lista e ndjekësve. Dua të sqaroj se nuk ka asgjë por vetëm dashuri dhe respekt nga ana ime. Dhe nuk ka pasur asnjëherë tension apo për të cilat jam e vetëdijshme. Por ti bëj si të duash, ik tani motër!”- u shpreh ajo.