Olta Gixhari ka qenë një emër mjaft i diskutuar sivjet në rrjetet sociale e faqet rozë.
Aktorja shqiptare këtë vit u bë pjesë e Big Brother VIP Albania, në të cilin mori vëmendje të madhe gjatë qëndrimit brenda.
Një nga kundërshtarët më të mëdhenj të artistes brenda ishte artisti shkodran, Luiz Ejlli.
Me këtë të fundit patën ngacmime të mëdha, debate e herë pas herë kaluan edhe në ofendime.
Ajo së fundmi iu ka dhënë mundësi fansave të pyesin më shumë rreth opsionit pyetje-përgjigje.
Në një nga pyetjet kishte të bënte me Luizin, për miqësinë e tyre jashtë Big Brotherit.
“A ke miqësi me Luizin”, u pyet nga një ndjekës.
“Jo”, ka qenë përgjigja e shkurtër e Gixharit duke mos dhënë asnjë arsye më shumë.
Ata duhet theksuar se do të shfaqen bashkë në një film të quajtur “Në kuadër të dashurisë”.