Prokuroria e Posaçme nis hetimin pasuror për të arrestuarit e operacionit “Metamorfoza”.

Mes personave ndaj të cilëve po bëhet hetim pasuror janë biznesmeni Pëllumb Gjoka, ish-drejtuesi i Forcës Operacionale Oltion Bistri, ish-kryeprokurori i Kukësit Xhevahir Lita, ish-shefi i krimeve Ardrit Hasanbegaj, Astmer Bilali, etj.

SPAK ka kërkuar informacione nga bankat e nivelit të dytë dhe institucione të tjera shtetërore. Qëllimi i hetimeve ka të bëjë me zbulimin e të ardhurave për të siguruar këto të mira materiale dhe nëse kanë burime të ligjshme.

Ndërkohë, të enjten në orën 10 vendoset nga gjyqtarja e Apelit Saida Dollani për masat e sigurisë.