Nga Mero Baze/
Me kriteret që SPAK ka hetuar të gjej se vila e shoqes, së ish gruas së Arben Ahmetaj, është vilë e Arben Ahmetaj, nëse heton se si kanë dal këta shokët e djalit Berishes, pronarë në çdo pronë të familjeve të mëdha në Shqipëri, tani Shkëlzeni duhet të ishte në Dubai ose Bënç.
Ndërtuesi I kullës më të madhe në historinë e Tiranës, Ilir Shtufi, e ka dhuratë nga Sali Berisha atë leje. Asgjë tjetër veç lidhjes me të, nuk mund të shërbej si argument pse një “anonim” që ka qenë në periferinë e bizneseve të ndërtimit dhe që këto vite mund ti besoj ky ndërtim si investitor. E vetmja gjë ku ai ka shkëlqyer është ka qenë sponsor i Berishës bashkë me një grup biznesmenësh që shërbejnë si urë lidhëse mes “Klanit” të Berishës dhe Edi Ramës. Nga këta që zakonisht të “shqyejnë” po nuk ishe as me Doktorin as me Ramën, se vetëm ashtu ndjehen të fort.
Sali Berisha, si rrallë ndonjëherë në historinë e tij 32 vjeçare, del në konferencë shtypi të “përgënjeshtrojë” një akuzë por nuk ja zë as emrin në gojë ndërtuesit, që në fakt ka marrë lejen për shkak të lidhjes me të.
Tani Sali Berisha kishte dy mënyra të mbrohej. Ose të akuzonte Edi Ramën që ka shkel ligjin në dhënien e lejes , ose të na shpjegojë që Shkëlzenin dhe ai vet, apo gjithë Foltorja, nuk e njeh fare këtë biznesmenin dhe nuk kanë punë me të.
Por pafuqia e Sali Berishës për tu distancuar nga historitë e djalit dhe shokëve të djalit është tashmë precedent historik në politikën shqiptare.
Siç bën rëndom kur akuzohet, ai ndryshon objektin e akuzës dhe përgjigjet për diçka tjetër. Sot ai është gozhduar nga opinion publik si pazarxhi , dhe ai në vend të përgjigjet për këtë bën sikur e ka akuzuar Edi Rama dhe I kërkon atij të anuloj lejen e kullës. Dhe nuk është se jep ndonjë shkak ligjor për anulimin e lejes, por thotë anuloje po qe se e ke dhënë për mua.
Anulimi i lejes së ndërtimit është një akt ligjor i pamundur nëse nuk ke ndonjë arsye madhore që provon shkelje ligji. Dhe kur Bashkia e Tiranës ka tentuar ta bëj atë si në rastin e Bashkim Ulaj apo Besnik Sulaj tek Liqeni ja ka rikthyer gjykata. Për më tepër që këtu nuk ka ndonjë shkelje ligjore në dhënien e lejes.
Gjyqi popullor ndaj lejes së kullës nuk ka lidhje me procedura ligjore, por me faktin që leja I është dhënë një biznesmeni dhe shumë të njohur për PD dhe Foltoren si ushtar I Shkëlzen Berishës. Për kaq është gjithë zhurma. Dhe e keqja më e madhe për Berishën, është se kur kërkon të distancohet prej tij, më pak e beson Foltorja se kushdo tjetër. Se ata e kanë pjesë të tyre dhe I ka mbajtur gjallë këto vite fal dhe bamirësisë së disa ministrave socialist, që I kanë dhënë mbi gjysmën e lejeve fotovoltaike në Shqipëri. Asnjë socialist nuk ka marrë as sa gjysma e tij.
Dhe ky nuk është rasti I par ë I “shokëve” të djalit të Berishës qe ai bën sikur nuk i njeh.
Në Gërdec ai autorizoi si përfaqësues të kompanisë amerikane që do merrej me demontimin shokun e tij Selmanllarin dhe vet drejtonte gjithçka duke komunikuar gjithë ditën me Delijorgjin. Ai punësoi aty burrin e tezes (baxhanakun) kushërinjtë e tjerë të vet dhe të Selmanllarit që silleshin si grup I gatshëm për çdo operacion ilegal natën dhe ditën. Kur ndodhi gjëma ai ishte I pari që u lidh me Delijorgjin në telefon duke mësuar gjithçka, siç i ka hije pronarit real.
Pak ditë më vonë tha pa asnjë pik turpi që nuk e njoh Mihal Deljorgjin dhe ska folur kurrë në telefon me të. E keni të botuar në shtypin e atyre ditëve. Kur dolën tabulatet dhe doli që ka folur me Delijorgjin rregullisht tha se atë e merrnin shumë njerëz për halle dhe I ndihmonte. Derisa drejtësia nuk vepron ai ka të drejt të thotë skam gisht në atë histori.
Pastaj I hyri me radhë tokave në bregdet. Në trashëgiminë e familjes Vlora në Orikum doli trashëgimtar prap Selmanllari, në trashëgiminë e Teqes së Zallit në Ksamil, doli trashëgimtar Rrahamani dhe Beshiri me 30 hektarë, në trashëgiminë e familjes Delvina në Sarandë, doli trashëgimtar përsëri Beshiri. Pastaj I hyri tokave në Lalëz, ku u përzje me gjithë banditët lokal që sot I ka në kurriz dhe PS, dhe zyra e vajzës Sali Berishës u bë fabrikë letrash fals për të krijuar një pronë me qindra hektarë që më pas ju shit një investitori arab. Me ardhjen e socialistëve në pushtet ai u konfrontua me banditët fqinjë, që kishin pritshmëri te tjera për tokën dhe u largua nga Shqipëria. Më pas qeveria vendosi të pastroj atë histori, dhe aty u dha leje për një resort gjigand ku përsëri doli ky Beshiri me 20 për qind.
Tani Sali Berisha po qe se do të heq dorë nga ndonjë gjë, që e quan se e ka marr pa I takuar, le të heq dorë nga 20 apo 30 hektarët që I dalin shokëve të djalit në çdo vend. Këto janë kompetencë e tij jo lejet e ndërtimit. Lejet e ndërtimit janë ligjore. Për shembull në Sarandë edhe pas shumë bllokimesh, një pjesë e tokave të “shokëve” të djalit është dhënë për ndërtim. Edhe pse u bllokuan nga një komision hetimor shtetëror e tipit task force për bregdetin, si ato në Ksamil dhe të Sarandës tani pjesët e shokëve të djalit janë çliruar dhe janë dhënë leje ndërtimi. Dhe ato natyrisht jo në emër të Shkëlzenit. Nuk është e thënë ti marr metra katrorë. I merr dhe lek. Me kriteret që SPAK ka hetuar të gjej se vila e shoqes, së ish gruas së Arben Ahmetaj, është vilë e Arben Ahmetaj, nëse heton se si kanë dal këta shokët e djalit Berishes, pronarë në çdo pronë të familjeve të mëdha në Shqipëri, tani Shkëlzeni duhet të ishte në Dubai ose Bënç.
Tani unë po flas me emra konkret dhe Berisha ka shansin ti fal të gjitha këto toka duke ja kthyer shtetit që të laj “nderin” e tij të bërë pis nga “shpifjet e mija”. Kaq e thjeshtë është historia e tij. Njësoj është dhe kjo historia e kullës në Tiranë. Më kujtohet njëherë kur I thanë pse Shkëlzeni ka shkuar 42 herë tek zyra e Mediut për një muaj për lejen e Gërdecit dhe ai tha se “djali im ka vokacion intelektual” dhe I pëlqejnë raportet me brezin e tij. Shpresoj mos ta ketë dhe këtë argument për të sipërpërmendurit e të na tregoj se çfarë bisedash intelektuale bën me këta. Njërën nga ato e di me dëshmitarë se ka qenë për djegien e makinës sime. Por nuk qe shumë intelektuale.