Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa është një ndër artistet më të komentuara dhe të suksesshme të momentit.

Së fundmi, artistja ka zhvilluar një set fotografik dhe një intervistë për “Vogue France”, ku përveç projekteve dhe fillimeve të karrierës, Dua fillimisht foli edhe për origjinën e saj, ku citonte: Unë jam shumë krenare për rrënjët shqiptare.

E pyetur nëse dëshiron të bëhet nënë së shpejti, Dua Lipa theksoi se kjo do të ndodhë në periudhën kur ajo të mendojë se është gati.

“Hmm, mbase. Asgjë s’është e planifikuar. Kur të vijë momenti i duhur, por se di. Por, deri atëherë kam prioritete të tjera. I vetmi bebush për të cilin po mendoj tani është albumi im i ri”, tha ajo.

Ndër të tjera interpretuesja e hitit “Levitating” rrëfeu se tashmë ka më shumë kohë që t’i përkushtohet pasioneve të saj.

“Mendoj se gratë kanë kërkuar një rol në shoqëri që u është ndaluar më parë. Por, a është zhdukur dëshira për të bërë fëmijë? Mendoj se gratë duan që t’i bëjnë gjërat në paqe dhe të mos ndihen fajtore se zgjedhin veten. Për mua, është shumë e rëndësishme që të respektohen zgjedhjet e grave”, tregoi këngëtarja.

Kujtojmë që disa muaj më parë Dua konfirmoi lidhjen me ish-partnerin e Rita Orës, regjisorin e njohur francez Romain Gavras.