Kryeministri Edi Rama mëngjesin e kësaj të mërkure e ka nis me pamje mbresëlënëse të kripores së Vlorës.

Rama shkruan se nuk duhet shkuar shumë larg për të parë këto pamje magjepsëse e cila ndodhet në Shqipëri.

Kreu i qeverisë shkruan se këto pamje magjike janë pjesë e peizazhit natyror Pishë Poro-Nartë.

“MIRËMËNGJES

dhe me imazhet mbresëlënëse të kripores së Vlorës, pjesë e Peizazhit Natyror Pishë Poro-Nartë, që merr pamje magjike falë mikroalgave njëqelizore të cilat rriten vetëm në këto habitate duke krijuar ngjyrat surreale, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.