Një romancë dashurie duket se ka filluar mes dy banorëve të Big Brother Vip, Krist Dragot dhe Dea Michel, duke bërë që dyshja të jenë çifti më i ri i showbizit shqiptar.

Aludimet janë shtuar edhe më shumë, pasi ish-banori i BBVIP Ronaldo Sharka ka publikuar një foto të dyshes në ‘Instagram’, ku shkruan se Dea dhe Kristi janë duke drekuar së bashku.

Në postimin e tij, Ronaldo shkruan se Dea dhe Kristi mund të jenë në një lidhje nisur kjo edhe nga takimet e shpeshta të tyre në fshehtësi, por nuk përjashtohet fakti që dyshja mund të jenë thjesht miq.

Kujtojmë se Dea dhe Kristi ende nuk kanë konfirmuar asgjë edhe pse janë parë shpesh në shoqërinë e njëri-tjetrit.