Pas vrasjes së Gjin Ndojit, biznesmeni Pëllumb Gjoka ka komunikuar përmes aplikacionit SKY me shtetasin Ardit Hasanbegaj, ish-shef i krimeve në Shkodër.
Në përgjimet e dosjes hetimore rezulton gjithashtu se biznesmeni ka qenë i pranishëm në ceremoninë mortore të Gjin Ndojit.
Pjesë nga dosja hetimore
Në orën 14.49 shtetasi Pellumb Gjoka duke përdorur 7142D9 komunikon me perdoruesin e DGLXJM i identifikuar si Ardrit Hasanbegaj. Pëllumbi e pyet se, cfarë ishte ajo e mbrëmshmja (vrasja e Gjin Ndoj).
Arditi i përgjigjet që, nuk e di, paska qenë me hasmëri, për punëë e njeë vëllait, plus paska qenë kollarexhi.
Pellumbi e pyet qe, si duket si dorë?
Ardriti i pergjigjet që, ka punuar mirë kopili dhe si duket kanë qenë dy ose më shumë!. Te vështirë do e kemi por besoj do ti nxjerrim dicka.
Pellumbi i thote qe, lereni në kollaren e vet.
Në orën 17.09 shtetasi Pëllumb Gjoka duke përdorur 7142D9 komunikon me përdoruesin e DGLXJM i identifikuar si Ardrit Hasanbegaj dhe ky i fundit e pyet nese, ky e njihte DD sepse vëllai i ktij ko takuar Dor Dulin.
Pëllumbi i shprehet qe, keta të vrasin dhe të vijn edhe me u pjek.
Pellumbi i shkruan Arditit nese, ke info per Dorin me thuaj.
Në orën 22.35 shtetasi Behar Brajoviq duke përdorur TIV9E3 komunikon me perdoruesin e 7142D9 i identifikuar si Pëellumb Gjoka, të cilit i tregon që, ai “Dori” (Dorjan Duli) tan ditën ka nejt aty, paska pas shumi! muhabet me të (me viktimen Gjin Ndoj). Pëllumbi e pyet se, me kë rrin “Dori” aty?
Behari i tregon që, rrin me vëllain e Sandër Matis dhe me një magjyp. Pellumbi shprehet, …i bie që do t’i shkoj edhe në varrim…. Behari shprehet qe, nuk jam duke ik se vec me e vra aty.
Me date 10.08.2020 ora 09.34 shtetasi Klaodor Haka duke perdorur C5FFC8 komunikon me perdoruesin e NP8LS4 i identifikuar si Ervis Martinaj. Klodor Haka gjate bisedes shpjegon ne lidhje me levizjen e nje automjeti i cili dyshohet se i perket Ervis Martinaj, ose lidhjeve te tij që mund të ketë lidhje me ngjarjen e vrasjes se shtetasit Gjin Ndoja. Ne bisede Klodor Haka shkruan:
Ne oren 12.47 shtetasi Behar Brajoviq duke perdorur TIV9E3 komunikon me perdoruesin e 7142D9 i identifikuar si Pellumb Gjoka. Ky i fundit i tregon qe, isha ne varrim, por nejtem larg, vetëm sa i dhamë dorën në fund. Dori (Dorian Duli) nuk ishte.
Në orën 15.01 shtetasi Behar Brajoviq duke perdorur TIV9E3 komunikon me perdoruesin e 7142D9 i identifikuar si Pëllumb Gjoka. Behari i tregon qe, ika tek shtëpia dhe e takova, ndejtëm nja një orë dhe ikëm.