Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka publikuar në faqen e tij zyrtare në Facebook situatën nga zjarret në vendin tonë.

Ai bëri me dije se 10 vatra aktive janë shuar në të gjithë Shqipërinë në 24 orët e fundit . Sipas ministrit zjarri në malin e Shpiragut po shkon drejt shuarjes përfundimtare, ndërsa është nën kontroll vatra, në fshatin Rrilë, Lezhë.

Në vendin e quajtur “Vija mbi Okol”, në fshatin Theth, vatra e zjarrit është riaktivizuar dhe po punohet për mbajtjen e saj nën kontroll. Në fshatin Bushat, në Vaun e Dejës, zjarri në një sipërfaqe me mbeturina, është shuar plotësisht dhe zjarrvënësi është shoqëruar nga efektivët e Policisë së Shtetit, shkroi Peleshi.