Presidenti i Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski, ka reaguar për organizimin e tubimeve në Tetovë dhe Çair.
Në këto tubime mori pjesë edhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti. Pendarovski është shprehur se në këto organizime u promovuan idetë shoviniste. Ai ka kërkuar që organizatorët të ndëshkohen.
“Organizatorët e tubimeve publike në Tetovë dhe Çair duhet të sanksionohen ligjërisht për shkeljen e dispozitave ligjore për përdorimin e flamurit dhe himnit shtetëror dhe flamujve dhe simboleve të komuniteteve, duke i injoruar plotësisht simbolet e shtetit.
Në atë drejtim, i bëj thirrje organeve kompetente që sa më parë t’i kryejnë procedurat e parapara, nënvizoi Pendarovski në reagim.
Mënyra e realizimit të idesë së riemërtimit të rrugës në komunën e Çairit, sipas reagimit të Pendarovskit, është në kundërshtim me parimin e debatit demokratik dhe respektimit të trashëgimisë historike të të gjitha komuniteteve në shtet”, tha ai.