ABC News siguron dosjen hetimore të operacionit policer ‘Metamorfoza’ në kuadër të të cilit ranë në pranga. ish-drejtori i forcave operacionale në policinë e shtetit Oltion Bistri, drejtuesi i prokurorisë së Kukësit Xhevahir Lita, biznesmeni Pëllumb Gjoka si edhe disa shtetas të tjerë.

Në dosje janë të përshkruara të gjitha akuzat e ngritura ndaj grupit kriminal ndërsa janë zbardhur edhe ngjarjet kriminale për të cilat ato akuzohen.

Në ndër ngjarjet e zbardhura është edhe vrasja e 2 gushtit 2020 e Gjin Ndojit (Boriçit).

Referuar dosjes, hetimet nisën pas një kallëzimi të bërë nga 2 banorë të Velipojës për tjetërsim të pronave kundrejt biznesmenit Gjoka. Përgjimet e nisura për rastin, nxorën në pah komunikimet mes disa personave të përfshirë në botën e krimit, mes tyre Behar Brajoviq, Ervis Martinaj, Pellumb Gjoka, Denis Brajoviq, Edmond Preka, Klaodor Hakaj, Preke Kodra, Astmer Bilali,Aleks Ndreka, Bardhyl Mavraj,Eljon Hato,Arsad Bashli, Ardrit Hasanbegaj, Oltian Bistri, Xhevahir Lita, Nuredin Dumani.

Sa i përket vrasjes së 2 gushtit 2020, përgjimet kanë zbardhur të gjitha levizjet e personave të përfshirë në këtë krim, vendi ku do të kryhet ekzekutimi, rruga e pershkruar përpara ekzekutimit, rruga qe do te pershkruhet nga ekzekutoret mbas realizimit te vrasjes, personat qe dote realizojne largimin e ekzekutoreve nga vendi ku dote digjej automjeti i perdorur ne ngjarje dhe strehimi i tyre.

Më konkretisht roli i secilit prej të dyshuarve në kryerjen e veprave penale:
1-Shtetasi Ervin Marinaj ka pasur rolin e porositësit për vrasjen e shtetasit Gjin (Borici) Ndoj duke kontraktuar shtetasin Behar Brajoviç dhe lidhjet e tij. Në këmbim të vrasjes së Gjin Ndojit, Ervis Martinaj do të realizonte vrasjen e Klenat Musabelliu.
2-Shtetasi Behar Brajoviç ka pasur rolin e organizuesit dhe koordinimit të të gjithë personave të përfshirë në vrasjen e Gjin Boriçit.
3- Shtetasi Denis Brajoviq, në bashkëpunim me persona ende të paidentifikuar kanë pasur rolin e ndjekjes dhe ekzekutimit të Gjin Boriçi (Ndoj), marrjen e aparatit telefonik të viktimës, djegien e automjetit që do të realizohej vrasja dhe fshehjen e armës së krimit.
4-Edmond Preka, në bashkëpunim me persona të tjerë ende të paidentifikuar ka pasur rolin e transportimit të ekzekutorëve nga vendi ku do të digjej automjeti në një vend të sigurt për të kaluar natën.
5-Biznesmeni Pëllumb Gjoka ka pasur dijeni të plotë që do të realizohej vrasja e organizuar nga Behar Brajoviq dhe ka ndihmuar këtë të fundit duke u interesuar për fshehjen e automjetit që do të përdorej nga ekzekutorët për realizimin e vrasjes. Gjithashtu edhe dhënien e ndihmës për ekzekutorët pas realizmit të vrasjes. Pikërisht ky shtetas ishte ai që në këmbim të vrasjes së shtetasit Gjin (Boriçi) Ndoj, priste nga bashkëpunëtori tjetër Ervis Martinaj që të realizonte vrasjen e shtetasit Kleanti Musabelliu (i cili kishte plagosur pak vite më parë Pëllumbin).